Sali Berisha deklaron qe ne do ti njohim qfar do rezultati te zgjedhjeve


Kryeministri Sali Berisha, në një dalje për mediat pas përfundimit zyrtar të zgjedhjeve, deklaron se do të njohë çdo rezultat zgjedhor. Sipas kryeministrit zgjedhjet kanë qënë të qeta dhe shqiptarët kanë votuar si europianë.

“Sot me 8 maj, shqiptarët votuan me europianë së kurrë në historinë e tyre. Vendi përjeton një proces zgjedhor të qetë, dinjitoz të bazuar në ligjin e zgjedhjeve dhe me një pjesëmarrje të larte. Unë shfrytëzoj rastin të përshëndes ata dhjetra mijë komisionerë ku në totalin e tyre dëshmuar në cilësinë e ligjit. Aty u ulën si përfaqësues të partive politike por ata gjatë gjithe ditës respektuan ligjin. Dua të falenderoj mijëra vëzhgues të cilët ndoqën këtë proces dinjitoz, të falenderoj median, të cilët bënë transparencën më mirë se kurrë, në të katër anët e vendit. Shpreh kënaqësinë time se procesi i grumbullimit të kutive është teresisht normal. Ju bej thirrje komisionerevë të qëndrave të votimit, të mbajnë parasysh se ligji shqiptar i numërimit të votave dhe teknologjina më e evancuar e instaluar, u jep atyre të japin rezultatin më të saktë në botë. Jam këtu për të garantuar se PD, “Aleanca për Qytetarin”, të njohë dhe të vlerësojë çdo votë dhe rezultatet e këtyre zgjedhjeve”.

Ndërkaq, kryeministri deklaroi më tepër I beson sondazhit në facebook, se sondazhet e bëra nga partitë janë më të predispozuara për të dalë fituese, forca përkrahëse e tyre. /