
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatin paraprak të zgjedhjeve deri më tani, ndërkohë që po vijon ende numërimi në disa qarqe të vendit. Kështu sipas KQZ-së kandidati i “Aleancës për të Ardhmen” Vangjush Dako kryeson me 1653 vota kundrejt kandidatit të djathtë Ferdinand Xhaferri i cili ka marrë 1533 vota.
Ndërsa në bashkinë e Korçës kryeson kryetari aktual Niko Peleshi me 3723 vota kundrejt kandidatit të “Aleancës për Qytetarin” Andrea Mano i cili ka marrë 2927 vota.
Sipas raportimeve, në Vlorë kryeson kandidati i “Aleancës për të Ardhmen” Shpëtim Gjika me 5075 vota kundrejt rivalit të tij Ardian Kollozi i cili ka marrë 4090.
Ndërkohë në Bashkinë e Elbasanit kryetari aktual Qazim Sejdini kryeson me 5732 vota kundrejt rivalit të tij Durim Hushi i cili ka marrë 3782 vota.
Në bashkinë e Fierit kandidati “Aleanca për të Ardhmen” Baftjar Zeqaj ka marrë 5723 vota kundrejt rivalit të tij Ilir Bele i cili ka marrë 4021 vota.
Ndërsa në bashkinë e Gjirokastrës kryeson kryetari aktual i bashkisë dhe njëkohësisht kandidati i “Aleancës për të Ardhmen” Flamur Bime me 4168 vota kundrejt kandidatit të “Aleancës për Qytetarin” Genci Sinoymeri i cili ka marrë 3229 vota.
Në bashkinë e Shkodrës kandidati i djathtë Lorenc Luka kryeson me 723 vota kundrejt rivalit të tij të majtë Geng Uruçi I cili ka marrë 464 vota.
Ndërkohë në bashkinë e Kukës kandidati për koalicionin e djathtë Hasan Halilaj ka marrë 4839 vota ndërsa kandidati i majtë Cengu ka marrë 2862 vota.
Edhe në bashkinë e Kamzës kandidati i “Aleancës për Qytetarin” Xhelal Mziu kryeson me 4247 vota kundrejt rivalit të tij të majtë Rakip Suli i cili ka marrë 3782 vota। Aktiv
You are here: Home »
KQZ publikon rezultatet deri në orën 16:00
KQZ publikon rezultatet deri në orën 16:00
09/05/2011