KQZ, 48 orë nga rezultati final


Ka nisur të konsumohet 48 orëshi i shpalljes së rezultatit përfundimtar për fituesin e Bashkisë së Tiranës. Sipas kodit zgjedhor i përcaktuar nga KQZ-ja thuhet se pas miratimit të tabelës përmbledhëse të rezultateve, dhe pas mbërritjes së të gjitha tabelave përmbledhëse nga çdo KZAZ, brenda 48 orësh KQZ-ja duhet të shpallë rezultatin final. Një ditë më parë kanë mbërritur në KQZ të gjitha tabelat përmbledhëse të 11 KZAZ-ve të kryeqytetit. Kështu votuesit janë në pritje të shpalljes së këtij rezultati, të vonuar tashmë më shumë se ç’duhej. Anëtarët ë Partisë Socialiste në KQZ, kanë akuzuar shpesh herë kreun e tyre Ristanin për vonesë të pajustifikueshme për përfundimin ë procesit, por Ristani nga ana tjetër është kundërpërgjigjur se duhen parë me qetësi të gjitha tabelat përmbledhëse./aktiv