Kia Picanto, edhe për meshkuj edhe për femra

Kia Picanto, edhe për meshkuj edhe për femra

Mini automobili Kia Picanto fitoi emrin sipas fjalës franceze “piquani”, që simbolikisht do të thotë “pikantan”. Kjo veturë në fillim të këtij viti përjetoi “facelift” konkret. Ky vogëlush i qytetit me dizajn interesant përjetoi ndryshime si në pamjen e jashtme edhe atë të brendshme si dhe fitoi numër të madh të shtesave të sigurisë dhe ngasje më të këndshme.
Modelet e gjertanishme të Kia Picanto-s, përveç që në dimensione ishin automobilë idealë të qytetit, blerësit e perceptonin në të njëjtën kohë edhe si “automobil për femra”. Ky version është rritur në dimensione dhe më nuk dëshiron që ta blejnë vetëm femrat, por tani është automobil ideal i qytetit të cilin e vozisin njëjtë si femrat edhe meshkujt.
Kia Picanto e cila premierë është prezantuar në Gjenevë është për 6 centimetra më i gjatë dhe dukshëm dimensione më të mëdha të jashtme, ku para së gjithash pra i është rritur gjatësia totale dhe ka edhe hapësirë më të madhe ndërboshtore. Edhe bagazhi është pak më i madh dhe nga standardet 200 litra, me palosjen e ulëseve të pasme, mund të rritet në 870 litra.
Kia te Picanto e re vëmendje të posaçme i ka kushtuar ekologjisë, kështu që është i pranishëm sistemi start/stop, koeficienti i rezistencës së ajrit të karrocerisë është 0.31 që është njëri nga rezultatet më të mira në klasë, ndërsa ndotjes së ulët të rrethinës i kontribuojnë edhe gomat ekologjike. Brendësia është me gjerë dhe me këtë edhe më praktike se deri më tani.
Të gjitha modelet e kësaj makine janë të pajisura me ABS, gjashtë jastëk të ajrit, mbylljen qendrore, servodrejtuesin elektrik dhe dritaret e parme me rrymë. Kia nuk harroi që në kabinë të inkorporojë edhe të nevojshmet vrimat për USB dhe iPod. KIA për gjeneratën e re të Picanto-s përgatiti motorë të rinj. Këtu janë motorët 1.0 dhe 1.2-litra me benzinë, ndërsa në ofertë janë edhe versionet LPG bi-fuel dhe flex fuel të motorëve. Kia Picanto 1.0 në karrocerinë me pesë dyer në Gjermani kushton 9.390 euro.