Jetoi 6 muaj me 13 cm dru ne koke

Description
Nje qytetar rus ka jetuar 6 muaj me nje cope druri 13 cm ne koken e tij. Qytetari ka shpetuar nga copa e drurit me ndihmen e nje nderhyrjeje kirurgjikale.


Kirurget ne qytetin Yekatering te Rusise kane arritur te heqin nga koka e

Vladimir Bitnev-it nje cope druri te permasave 13 cm. Pasi kishte jetuar 6 muaj pa ndjere asgje, Bitnev eshte vizituar tek mjeket vetem kur i kane filluar dhimbjet. Doktoret u çuditen shume kur pane grafine e kokes se Bitnevit.



Gjashte muaj me pare Bitnev kishte shkuar ne shtepine e tij verore ku perkujdesej per mbarevajtjen e pemes se mjedres. Papritmas atij i rreshqiti kemba dhe Bitnev u rrezua pertoke duke i rene te fiket. Zonja Bitnev lajmeroi menjehere ambulancen pasi shikoi bashkeshortin e saj te shtrire pertoke. Bitnev qendroi tre dite ne koma dhe kur u zgjua mjeket nuk gjeten asnje shenje semundjeje teksa perdoren diagnozen e demtimit te trurit.

Pas gjashte muajsh, Bitnev pati dhimbje koke dhe fryrje te faqes. Kete here Bitnev kaloi neper nje kontroll me te hollesishem. Ne fund te tomografise se trurit mjeket gjeten nje pjese druri 13 cm ne koken e Bitnevit.

Mjeket pohojne se Bitnev eshte me shume fat ngase nese copa e drurit do te levizte edhe 2mm me tej, Bitnev mund te humbiste aftesine e te shikuarit dhe te verbohej.

Operacioni kaloi me sukses. Nderkohe qe kirurget shprehen se Bitnev gezon shendet te plote , copezen e drurit te nxjerre gjate operacionit e kane ruajtur ne muzeun e spitalit.Aktiv