Hilton fanse e boksierit Pacquiao

Bukuroshja amerikane, Paris Hilton, ka zbuluar admirimin e saj për boksierin nga Filipinet, Manny Pacquiao.
Madje madje, Paris së bashku me motrën e saj Nickyn, shkuan në MGM Grand Arena në Las Vegas për ta përcjellur të shtunën duelin e Pacquiaos me Shane Mosley.
“Wow! Çfarë nder për mua që ma kanë ftuar në skenë Manny dhe bashkëshortja e tij pas luftës. Nuk më pritet t’i vizitoj ata në Filipine”, theksoi Hilton