
Gjykata Ushtarake e UÇK-së ka gjykuar me pushkatim kryetarin aktual të Suharekës Blerim Kuçi. Këtë gjë e ka pranuar Sokol Dobruna, ish-kreu i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së. “Ndoshta dikush ma ka sjellë për shkak të FARK-ut por unë e kam gjykuar për shkak se nuk është paraqitur tek ne, por ka dalë jashtë Kosovës dhe ai gabim i ka shkaktuar dëm ushtrisë dhe dezertori dënimin me vdekje e ka të pamohueshëm”, ka thënë Sokol Dobruna./aktiv