Gjatë vizitës së kryeparlamentarit Jakup Krasniqi në Itali, ai është takuar me presidentin e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit Italian, Gianfranco Fini. Zyra e Kryetarit të Kuvendit, nofton se në këtë takim u bisedua për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe parlamenteve.
Krasniqi e njoftoi mikpritësin për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe i kërkoi ndihmë homologut të tij italian, për njohjen e gjerë ndërkombëtare që i duhet Kosovës, sidomos në vendet ku Italia ka ndikim.
“Krasniqi, gjithashtu, kërkoi nga shteti italian që të ushtrojë ndikimin e tij në trajtimin e Kosovës njësoj sikurse shtetet e tjera të rajonit në aspektin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe në takimet rajonale e ndërkombëtare. Kërkoi mbështetje edhe në procesin e integrimit evropian, krijimin e marrëdhënieve kontraktuale ndërmjet BE-së dhe Kosovës, anëtarësimin e Kosovës në Unionin Ndërparlamentar, si dhe rikthimin e marrëveshjes për masat preferenciale tregtare”, njofton Zyra për informim e Kuvendit të Kosovës.
Nga ana e tij kryetari i Dhomës së Deputetëve të Parlamentit Italian, Fini, u shpreh se Italia ka kontribuar në NATO dhe e ka njohur Kosovën me një përkrahje shumë të gjerë në parlament./aktiv