Facebook webmail – më i keqi në botë
Kaliforni, 8 maj - Organizata britanike për mbrojtjen e konsumatorëve “Which?” ka publikuar raportin sipas të cilit Facebook ofron një prej webmail shërbimeve më të këqija në botë. Hulumtuesit e kësaj organizate kanë testuar disa shërbime të ngjashme, përfshirë edhe raritete të tilla si AOL dhe Excite, dhe kanë përfunduar që më i miri mes tyre është Windows Live Hotmail, me rezultat prej 83 për qind. Posaçërisht u ka pëlqyer interfejsi i mirë dhe 5 GB hapësirë. Gmail, Yahoo! Mail dhe AOL janë shenjuar si “të vlefshëm për t’u konsideruar” me 69 për qind, 67 për qind dhe 65 për qind, ndërsa Facebook webmail ka marrë vetëm 48 për qind, me shenjimin se i mungojnë funksione, pamundësia për të pranuar mail nga accountet e tjera dhe formatimi HTML (i fundit hedh një dritë të keqe në krejt këtë hulumtim).
I vetmi shërbim më i dobët se Facebook webmail në këtë test ishte Hushmail.