Elvana Gjata, baladë për Emmyn


Me ty”  është balada më e re e këngëtares Elvana Gjata, një këngë e realizuar enkas për edicionin e Top Festit, më të cilin merr pjesë për herë të parë. Pikërisht ditën kur këngëtarja e mbyt nga një biznesmen kosovar, ajo dhe Flori ishin duke e realizuar këtë këngë. Prandaj, kjo baladë i dedikohet Emmyt.
Për Panorama Elvana ka theksuar se mendja i rrinë gjithnjë tek Emmy. “Ndodhi që unë dhe Flori po përgatisnim këtë këngë, pikërisht ato ditë kur Emmy u largua përgjithmonë. Ne, ashtu të tronditur siç ishim, futeshim në studio për të punuar dhe mendja na rrinte vetëm tek Emmy”. Ndryshe Elvana ka theksuar se ndjehet shumë mirë këndon balada, prandaj mbetet të shohim nëse kënga e saj vërtetë do të shndërrohet në hit, si zakonisht.Aktiv.Ks