Shpresat e sulmuesit të Napolit, Edinson Cavani për të fituar kurorën si golashënuesi më i mirë në Serie A janë shuar pasi që ai është dënuar me tri ndeshje moslojë.
Sulmuesi 24 vjecar u dërgua jashtë lojë me karton të kuq në humbjen që skuara e tij pësoj nga Lecce pasi bëri gjeste të pahijëshme.
Paneli disiplinor i Serie A ka vendosur ta dënoj lojtarin pasi ai e duartokiti referin para fytyres për vendimin e tij pas simiulimit të Cavanit.
Cavani ka shënuar 26 gola këtë edicion në Serie A, dy më pak se Di Natale i Udineses që fundjavën që shkoj shënoj dy gola kundër Lazios.
Denimi thotë se Cavani do të mungojë kundër Interit dhe Juventusit, si dhe në takimin e parë në sezonin e ri të kampionatit italian Serie A.
