Diaz-Timberlake, përsëri së bashku
Aktores Cameron Diaz nuk i paraqet asnjë problem se duhet të punojë me ish-të dashurin Justin Timberlake-n në filmin “Bad teacher”, pasi që kur është fjala te humori, pajtohen për mrekulli. Kështu çifti i ndarë në vitin 2007, pas katër vjetësh të kaluara së bashku, përsëri janë bashkuar por si partnerë në komedinë “Bad teacher”.
“Jemi ndarë dhe kemi vazhduar tutje. Të tërën që ia dëshiroj është të jetë i lumtur, dhe këtë ai ma dëshiron edhe mua. Nuk jemi të hidhëruar në njëri-tjetrin, kjo ka kaluar dhe tashmë mund të incizojmë filma dhe të argëtohemi pasi që humori na shkon kur jemi së bashku, e dimë si ta bëjmë këtë dhe na është gjë e natyrshme”, tha Diaz.
Aktorja Cameron Diaz, e cila momentalisht është në lidhje me Alex Rodriguez-in, thotë që nuk dëshiron të jetojë në të kaluarën dhe të ndjejë keqardhje për ndonjë gjë.