Dhjete kriminelet me te kerkuar nga FBI-ja

Description

Kush do e marri vendin e Osama

bin Laden ne listen e 10 personave me te kerkuar nga FBI-ja?

Ne listen e dhjete personave me te kerkuar nga FBI, Osama bin Laden eshte ende i pranishem, por nen foton e tij, mbi nje shirit te kuq eshte shkruar “Vdiq” dhe se shpejti emri dhe identiteti i tij do te zevendesohet me ndonje te kerkuar te ri te rrezikshem.

A do te jete e veshtire per te gjetur nje tjeter arm

ik qe te

simbolizoje nje te keqe kaq te madhe sa simbolizonte vete Osama bin Laden? Nderkohe ne liste vazhdojne te jene 9 emrat e te kerkuarve te tjere si: Robert William Fisher i akuzuar per tre vrasje te shkalles se pare, zjarrvenie dhe arratisje. I shumekerkuari ka vrare ne 2001-shin gruan dhe dy djemte e tij, pastaj hodhi ne ere shtepine ne te cilin jetonin ne Arizona. Sot mendohet te jetoje ne New Mexico ose Florida. Shperblimi per gjetjen e tij eshte 100 mije dollare.

Me pas lista vijon me Alexis Flores edhe ky per arratisje, sekuestrim personash dhe vrasje. Ne vitin 2000 ka rrembyer dhe me pas ka vrare nje vajze 5 vjecare ne Filadelfia. Sot mendohet te jete ne Honduras dhe shperblimi per gjetjen e tij eshte 100 mije dollare.

Semion Mogilevich, nje tjeter emer ne listen e 10 me te kerkuarve. Akuzohet per mashtrim, pastrimit parash, dhe fatura false. Zoteron nje pasaporte izraelite, nj

e ukrainase dhe nje greke. Eshte duhanxhi dhe shperblimi per gjetjen e tij eshte 100 mije dollare.

Lista e FBI-se vijon me Jason Derek Brown, i akuzuar per arratisje, vrasje te shkalles se pare dhe grabitje me arme zjarri. Gjate grabitjes se nje kinemaje ne vitin 2004 ne Arizona, Brown ka vrare nje polic. Njihet si nje njeri me kulture dhe zoteron nje ferngjishte te persosur, e vetmja gje qe mund ta tradhetoje eshte pasioni i tij per jeten e luksit. Eshte i apasionuar pas golfit, skive dhe eshte thuajse gjithnje i armatosur. Edhe per kete individ shperblimi eshte 100 mije dollare.

Me pas ne liste vijen Glen Stewart Godwin, i akuzuar per arratisje dhe vrasje, Eduardo Ravelo
Racket, i kerkuar per pastrim parash, trafik droge dhe vrasje, Joe Luis Saenz, i akuzuar per sekuestrim personash, vrasje dhe dhunim seksual, James Bulgeri kerkuar per vrasje dhe trafik droge, Victor Manuel Gerena, i akuzuar per grabitje me ame zjarri. Shperblimi per gjetjen e ketij te fundit eshte 1 milione dollare