Cka ta bënë i yti nuk ta bënë askush

Derbi i Gjenoves i zhvilluar në mes skuadres vendase Genoa dhe asaj të Sampdorias ka përfunduar me rezultat 2-1 në favor të vendasve duke i futur në krizë të thellë Sampdorian

Të dyja skuadrat në këtë takim u futën me qellime të ndryshme, Sampdoria që po luftonë për mbijetesë dhe Genoa që u futë në takim me detyren për të mposhtur rivalët e tyre dhe për ti dërguar në Ligën e dytë Italiane Serie B.

Pas një pjese deri diku të mirë u desht të pritej minuta e fundit shtesë e pjesës së parë për të parë golin e Antonio Floro Floresit i cili shënoj për 1-0

Në pjesë e dytë Sampdoria tenton rikthim e rezultatit dhe këtë e arrinë në minuten 67 me anë të Nicola Pozzit.

Drama ishte e rezervuar për në fund kur së pari me karton të kuq u ndëshkua lojtari i Genoas, Mesto dhe më pas u mendua se kështu ky derbi do të përfundoi 1-1 por ishte Argjentinasi, Boselli ai që në minuten e gjashtë shtesë që e elektrizon stadiumin duke ja shkaktuar humbjen më të rëndë si duket Sampdorias.

Pas kësaj humbje Sampdoria gjindet vërtetë në rrezik të largohet nga Serie A pasi që gjindet në vendin e 18 me 36 pikë të grumbulluara, ndërsa Genoa gjindet në vendin e dhjetë me 48 pikë.