Beteja per Tiranën, u numerua kutia e fundit pritet rezultati i KQZ


TIRANE- Rezultati i numërimit te votave ne 8 kutive të fundit në KZAZ 49 të Njësisë nr 5, ne Tiranë do të përcaktojnë se kush do të jetë kreu i bashkisë së kryeqytetit në 4 vitet e fundit. Kur janë numëruar 484 kuti nga 485 kuti që janë gjithsej në Tiranë, Kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha është në avantazh me 56 vota më shumë se sa kandidati i PS-së, kreu i opozitës Edi Rama.


PËRFUNDON NUMËRIMIT I KUTISË SË FUNDIT NË KZAZ 49, PS-PD NË FESTË
Ora 15:36 Ka përfunduar numërimi në KZAZ numërimi i kutisë së fundit. Ndërkohë në selitë e dy partive kryesore PS-PD ka filluar festa kur ende nuk dihet se kush është fituesi zyrtar midis dy kandidatëve.

KQZ: BASHA 56 VOTA ME SHUME SE RAMA PO NUMEROHET KUTIA E FUNDIT

Ora 15:22 Komisioni Qendror Zgjedhor konfirmon per numerimin e kutise se 484 nga 485 qe jane gjithsej. Lulzim Basha ka124459 vota, Rama 124403 vota, ndersa Hysni Milloshi ka 1379 vota. Kryeson Basha me 56 vota në favor. Numerimi ne KZAZ 49 vazhdon vetem ne 1 kuti.
KQZ: 2 KUTI PA U NUMERUAR BASHA 124317 VOTA, RAMA 124137 VOTA Ora 14:44 Komisioni Qendror Zgjedhor konfirmon per numerimin e kutise se 483 nga 485 qe jane gjithsej. Lulzim Basha ka 124317 vota, Rama 124137 vota, ndersa Hysni Milloshi ka 1379 vota. Kryeson Basha me 180 vota në favor. Kanë mbetur edhe 2 kutitë. Nderkohe qe ne KZAZ ka perfunduar dhe numerimi i kutise se dyte nga fundit por rezultatet nuk jane hedhur ende ne ekranin e KQZ. Numerimi ne KZAZ 49 vazhdon vetem ne 1 kuti.

KQZ: BASHA 270 VOTA ME SHUME SE RAMA, 3 KUTITE E FUNDIT
Ora 14:37 Komisioni Qendror Zgjedhor konfirmon per numerimin e kutise se 482 nga 485 qe jane gjithsej. Lulzim Basha ka 124138 vota, Rama 123868 vota, ndersa Hysni Milloshi ka 1379 vota. Kryeson Basha me 270 vota në favor. Kanë mbetur edhe 3 kutitë e fundit pët tu numëruar.

ORA14:36 ARVIZU VËZHGON NUMËRIMIN E KUTISË SË FUNDIT TË KZAZ 49
KUTIA E DYTË NGA FUNDI VËZHGUESIT POLITIKË: RAMA 125 VOTA AVANTAZH Ora14:32: Rama ka marrë 125 vota diferencë në kutinë e dytë nga fundit, sipas rezultateve të vëzhguesve politikë. Rama ka 254 vota, ndërsa Basha 129 vota

Ora 14: 20 KZAZ 49, NIS NUMËRIMI NË KUTINË E FUNDIT
PARTITË PD-PS PRESIN REZULTATIN NË HESHTJE
Ora14:12 Në selitë e dy partive kryesore politike PD dhe PS mbizotëron heshtja. PD dhe PS presin rezultatet e dy kutive të fundit.

KZAZ 49, KUTIA 1855, VEZHGUESIT POLITIKE: RAMA 262 VOTA. BASHA 177
Ora14:16 Përfundon kutia me nr 1855 në KZAZ49. NEWS24 raporton se nga të dhënat që janë dhënë për vëzhguesit e dy kampeve politike, Rama ka marrë 87 vota më shumë, kundrejt Bashës. Rama ka 264 vota, Basha 177.

KQZ: BASHA 29 VOTA ME SHUME SE RAMA 4 KUTITE E FUNDIT

Ora 13:32 Komisioni Qendror Zgjedhor konfirmon per numerimin e kutise se 481 nga 485 qe jane gjithsej. Lulzim Basha ka 124219 vota, Rama 123790 vota, ndersa Hysni Milloshi ka 1371 vota. Kryeson Basha me 429 në favor të kandidatit të PD Lulzim Basha. Kanë mbetur edhe 4 kutitë e fundit pët tu numëruar.

KUTIA 18 53, REZULTATI I CERTIFIKUAR NGA KZAZ: RAMA 51 VOTA AVANTAZH
Ora 13:55 KZAZ 429 harton procesverbalin për kutinë 1853. Rama ka marrë 362 vota, ndërsa Basha ka 311 vota. Diferenca 51 vota më shumë për Ramën. 13 flete votimi janë deklaruar të pavlefshme.
NJESIA 5,NUMEROHEN 61/65 KUTI RAMA NE AVANTAZH ME 4334 VOTA Ora 13.33 Në njësinë nr 5 janë numëruar 61 nga 65 kuti. Basha ka 13656 vota ndërsa Rama 17 990, duke kryesuar kështu me 4334 vota.

KQZ: BASHA 477 ME SHUME SE RAMA 5 KUTITE E FUNDIT
Ora 13:22 Komisioni Qendror Zgjedhor konfirmon per numerimin e kutise se 480 nga 485 qe jane gjithsej. Lulzim Basha ka 123947 vota, Rama 123470 vota, ndersa Hysni Milloshi ka 1359 vota. kryeson basha me 477 në favor të kandidatit të PD Lulzim Basha. Kanë mbetur edhe 5 kutitë e fundit pët tu numëruar.

KUTIA 1852,KZAZ: RAMA 48 VOTA AVANTAZH Ora 13: 22 KZAZ 49 harton procesverbalin për kutinë 1852. Rama ka marrë 320 vota, ndërsa Basha ka 272 vota. Diferenca 48 vota më shumë për Ramën.

NJESIA 5, RAMA NE AVANTAZH ME 4286 VOTA, NIS NUMERIMI PER 5 KUTITE E FUNDIT Ora 13:06 KZAZ 49, e Njësisë 5 janë numëruar 60 nga 65 kuti. Basha ka 13 384 ndërsa Rama ka 17 670 dhe kryeson me 4286 vota. Nis puna per numerimin e 3 kutive.

NJËSIA 5, SITUATA JASHTË NJËSISË E QETË
Ora13:13 NEWS24 raporton se gjendja jashtë ambienteve të njësisë numër 5 është ku po viojon numërimi kutive të fundit është e qetë. Vihet re prania e shumë forcave të policisë të cilat e kanë rrethuar oborrin e shkollës ‘Vasil Shanto’, ndërkohë që në ditën e sotme është vënë rregull edhe në futjne e personave të autorizuar brenda nnjësisë ku po vijon numërimi. Deputetë të partive politke qëndrojnë jashtë në pritje të rezultatit.

KUTIA 1851/1, REZULTATI I CERTIFIKUAR NGA KZAZ: RAMA 31 VOTA AVANTAZH
Ora 12:59. KZAZ 49 harton procesverbalin për kutinë 1851/1. Rama ka marrë 229 vota, ndërsa Basha ka 198 vota. Diferenca 31 vota më shumë për Ramën. 31 flete votimi janë deklaruar të pavlefshme.

KUTIA 1851, REZULTATI I CERTIFIKUAR NGA KZAZ: RAMA 9 VOTA AVANTAZH Ora 12. 43 KZAZ 49 harton procesverbalin për kutinë 1851. Rama ka marrë 244 vota, ndërsa Basha ka 235 vota. Diferenca 9 vota më shumë për Ramën. 11 flete votimi janë deklaruar të pavlefshme.
KUTIA 1854, REZULTATI I CERTIFIKUAR NGA KZAZ: RAMA 54 VOTA AVANTAZH Ora 12. 39 KZAZ 49 harton procesverbalin për kutinë 1854, që ka të bëjë me zonën e Selitës. Rama ka marrë 220 vota, ndërsa Basha ka 166 vota. Diferenca 54 vota më shumë për Ramën. 14 flete votimi jane deklaruar te pavlefshme.

KZAZ 49, KUTIA 1851/1 VEZHGUESIT POLITIKE: RAMA 32 VOTA NE AVANTAZH Ora 12. 23 Në kutinë 1851/ 1 ku ka përfunduar numërimi Rama është në avantazh me 32 vota. Ky numërim nuk është certifikuar ende nga KZAZ, raporton NEWS24

KZAZ 49, KUTIA 1854,
VEZHGUESIT POLITIKE: RAMA 220 VOTA, BASHA 167 VOTA Ora 12: 22 Ka përfunduar numërimi për kutitë 18 54. Sipas vëzhguesve të dy kampeve politike në kutinë 1854, Rama ka marrë 220 vota, ndërsa Basha 167 vota. Rama kryeson me 53 vota më shumë.Në kutinë 1851/ 1 ku ka përfunduar numërimi Rama është në avantazh me 32 vota. Ky numërim nuk është certifikuar ende nga KZAZ, raporton NEWS24

KZAZ 49, KUTIA 1851, VEZHGUESIT POLITIKE: RAMA 242 VOTA. BASHA 232
Ora12:11 Përfundon kutia me nr 1851 në KZAZ49. NEWS24 raporton se nga të dhënat që janë dhënë për vëzhguesit e dy kampeve politike, Rama ka marrë 10 vota më shumë, kundrejt Bashës. Ndërkohë që nga këto 10 vota, 5 vota janë të kontestueshme. Konkretisht në kutinë 1851 Rama ka marrë 242 vota, ndërsa Basha ka marrë 232 vota. Ende nuk kanë dalë rezultatet nga procesverbali i kësaj kutie votimi.

KOSOVRASTI: PËR FLETËT E KONTESTUARA KZAZ DUHET TË MARRIN VENDIM VETË
Ora12:10 Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në KQZ Njazi Kosovrasti ka sqaruar problematikën që po shoqëron procesin e numërimit në njësinë numër 5, më fletët e kontestuara të cilat janë molla e sherrit midis palëve si në KZAZ 49 ashtu dhe në KQZ.

Sipas Kosovrasti ka pasur fletë votimi të kontestuara nga të dyja palët por KQZ nuk mund të marrë një vendim për këtë problem, pasi kjo është në detyrë e Komisionit Zonal perkatës.
“Ka raste ku duhet të merret një vendim për fletët e kontestura dhe nuk arrihet një tillë, KZAZ i kërkojnë KQZ të marrë vendim. 3 komisionërë të PD e sollën problemin në KQZ dhe në fund thuhet se kërkojmë ndërhyrjen e KQZ. Ti thuash KQZ ndërhy për një problem të tillë kjo është e paligjshme, ti thuash se ne nuk po marrim vendim dhe bëje ti kjo mund të bëhet. KQZ nuk mund të vednosë për fletët e kontestura pasi është e drejtë e KZAZ. KQZ në rastin e njësisë 5 nuk mund të vendoste se nuk kishte një kërkesë të qartë për ndërhyje. Po ta bënte këtë gabim do ishte shumë e rrezikshem”,- theksoi Kosovrasti.

NJESIA 5, NUMEROHET PER VOTAT E KRYETARIT, NGA TE 5 GRUPET E NUMERIMIT

Ora 11. 29
NEWS24 informon se eshtë bërë një ndryshim i rregullores. Për të përshpejtuar rezultatin është vendosur që numërimi për votat për kryetar bashkie të fillojë në të 5 grupet e numërimit. Ndërkohë që në fillim u tha se në 3 tavolina do numërohej për votat e kryetarit, ndërsa në 2 tavolina do numërohej për anëtarët e këshillave bashkiakë. Ndryshimi i rregullores është bërë pas një marrëveshjeje mes Partive politike e mbështetur dhe nga KZAZ 49.
Nga numerimi i 57 nga 65 kuti që ka kjo njësi Rama kryeson me 16 977 kundrejt Bashës me 12 785 vota. Rama ka 4192 vota më shumë se Basha
REZULTATET E KOALICIONEVE NE RANG VENDI E NE TIRANE
Sipas rezultateve të deritanishme të KQZ-së në rang vendi Aleanca për Qytetarin ka 722256 vota, “Aleanca për të Ardhmen” ka 649398 vota ndërsa partitë jashtë koalicionit kanë 71810 vota.
Ndërsa në Tiranë “Aleanca për Qytetarin” ka 110706 vota, “Aleanca për të Ardhmen” ka 113 217 vota, ndërsa Partitë jashtë koalicionit kanë 4076 vota

NUMERIMI NUK KA NISUR, AMBASADORET SEQUI E ARVIZU NE KZAZ 49 Ora 08:00 Ndërkohë që nga ora 08:00 vëzhguesit e huaj, e ambasdarët prisnin të niste numërimi në shkollën "Vasil Shanto", ku është instaluar KZAZ 49.
Ambasadori amerikan Arvizu e ambasadori i BE-së Ettore Sequi ndodhen në KZAZ 49. “Ne jemi të parët sepse jemi të përpiktë dhe kemi shumë inters për procesin e numërimit të votave”- ky ka qenë komenti i ambasadorit të BE-së Sequi, në orën 09: 20 minuta në KZAZ 49, ndërsa numërimi i cili ishte parashikuar të nisë në orën 08:00 nuk kishte nisur ende.
Kur janë numëruar 477 kuti nga 485 kuti që janë gjithsej në Tiranë, Kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha është në avantazh me rreth 571 vota më shumë se sa kandidati i PS-së, kreu i opozitës Edi Rama.

Nga rezulati paraprak i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për numërimin e 477 kutive të votimit Kandidati i koalicionit të djathtë “Aleanca për Qytetarin” ka siguruar 123348 vota ndërsa kandidati i“Aleanca për të Ardhmen”, rezulton të ketë siguruar 122777 vota.

Ky rezultat i përllogaritur në orët e para të mëngjesit të sotëm erdhi edhe pas zhbllokimit të 23 fletëve të njollosura me bojën e shtypshkronjës, në dy kuti të njësisë nr.5. Prej këtij kontingjenti fletësh 7 vota ishin pro kandidatit Basha ndërsa 10 prej tyre pro Ramës.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Aleksandër Arvizu ka vizituar sërish dje në mbrëmje KZAZ nr.49 në njësinë bashkiake nr. 5, aty ku edhe është përqendruar vëmendja e gjithë kryeqytetit. Gjate fjales se tij Ambasadori u shpreh se në fund do ketë një humbës dhe fitues, por palët duhet të pranojnë rezultatin dhe humbësi duhet të përgëzojë fituesin.


ARVIZU MBREME TE NJESIA 5: HUMBËSIT DO TË KONTESTOJNË REZULTATIN
Ora 23: 20 Nga ambientet e njësisë më problematike ku pritet të shpallet dhe kreu ardhshëm i bashkisë së Tiranës, amdasadori i SHBA Aleksandër Arvizu u shpreh se për shkak të fletëve të votimit të kontestuara si do që të jetë rezultati i numërimit të votave në këtë njësi, zgjedhjet do të kontestohen .
“Së pari fakti që ky proces po kontestohet shumë tani kjo më sugjeron se dy palët po e marrin procesin seriozisht. Së dyti ka një numër shumë të madh votash të kontestuara. Pra si do që të zhvillohet numërimi i votave marzhi i fitores do jetë më pak se 600 vota, të cilat janë vota të kontestuara dhe nëse unë do kisha 100 mijë dollarë do vija bast se do kontestohej ky rezultat”,- deklaroi Arvizu.
Ndërkohë që ambasadori amerikan u shpreh se në fund do ketë një humbës dhe fitues, por palët duhet të pranojnë rezultatin dhe humbësi duhet të përgëzojë fituesin.
“Duke pasur parasysh gjithë këto faktorë në fund pasi të përfundojnë i gjithë numërimi do kemi një fitues dhe humbës dhe shpresoj që humbësi të përgëzojë fituesin kur të ketë përfunduar ky proces, së paku kështu ndodh në Amerikë”,- nënvizoi Arvizu.

ARVIZU: PËR TË ARDHUR KEQ BLLOKIMI I NUMËRIMIT Ora 23:00- Ambasadori Arvizu nuk nguroi të lëshonte një tjetër apel mbrëmjen e sotme. “E kisha të pamundur të mos vija këtu sot, pasi telefoni im nuk pushonte së rëni”,- tha ai.

Duke u shprehur se bllokimi i procesit të numërimit është për të ardhur keq, Arvizu tha se duhet kaluar edhe problemi i kontestimit për fletët e votimit të shpallura të pavlefshme, për probleme lidhur me printimin.

“Është për të ardhur keq që këtu është ndërprerë numërimi. Jam përpjekur të bisedoj më të dyja palët. Kam besuar me ekipin e Ambasadës Ameriakane dhe ato të OSBE, kam biseduar edhe me zotin Rama. Mendoj që një nga gjërat që më habit më shumë është pavlefshmëria e shumë fletëve të votimit. Konfuzioni qendron në këtë pikë se palët akuzojnë njëra tjetrën për vlefshmërinë e votave. Nëse vërtetë vihet në pikëpyetje fleta e votimit, ka mënyra të tjera për ti ngritur këto pikëpyetje dhe jo duke ndërprerë votimin. Besoj që gjithë njerëzit janë të lodhur, ndërmjet tyre më të lodhur janë monitoruesit dhe media”, shtoi Arvizu.

AMBASADORI ARVIZU SËRISH VIZITË TEK NJËSIA. 5 Ora 22:30- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara Aleksandër Arvizu ka vizituar sërish sot në mbrëmje KZAZ nr. 49 në njësinë bashkiake nr. 5, aty ku edhe është përqendruar vëmendja e gjithë kryeqytetit, pasi pikërisht kutitë e panumëruara ende do të nxjerrin edhe kryebashkiakun e ri të Tiranës. Kjo njësi kaq problematike në numërim, është vizituar shpesh nga ndërkombëtarët. Ambasadori Arvizu edhe në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, ka ndjekur procesin e numërimit të votave atje, ndërsa ka deklaruar se kjo qendër do ketë monitorim deri në numërimin e votës së fundit./Aktiv