Barca fiton derbin lokal
Edhe një pikë i duhet Barcelonës që të shpallet edhe matematikisht kampion i Spanjës.
Blaugranët kanë regjistruar fitore prej 2-0 kundër rivalit lokal Espanyol për t’iu afruar edhe më tepër titullit të La Ligas.
Pas një kombinimi me Fontas, mesfushori Andres Iniesta goditi bukur për epërsinë e parë të vendasve dhe rezultatin përfundimtar të gjysmës së parë (29’).
Porsa filloi pjesa e dytë (48’), Gerard Pique dyfishoi rezultatin dhe vulosi takimin.
Me tre pikët e reja, Barcelona ruan diferencën prej tetë pikësh kundrejt Real Madridit, ndërsa në tri ndeshjet e mbetura i duhet vetëm një pikë për t’u shpallur kampion
