Presidenti i Republikës, Bamir Topi është takuar me presidenten e Kosovës gjatë qëndrimit të tij në Varshavë në kuadër të Samitit të 17-të Presidentëve të Shteteve të Evropës Qendrore .
Marrëdhëniet mes dy vendeve do të intensiofikohen dhe më tej, u shpreh Topi , duke dhënë mbështetjen e plotë të shtetit shqiptar në të gjitha proceset e zhvillimit për Kosovën.
Presidentja Jahjaga falënderoi kreun e Shtetit shqiptar për përpjekjet e tij të vazhdueshme institucionale, por dhe personale, për shtimin e njohjeve të shtetit të ri të Kosovës nga vende të tjera të botës.
Gjithashtu, Jahjaga shprehu mirënjohjen për kontributin e shtetit shqiptar duke nënvizuar se “së bashku, përmes bashkëpunimit reciprok, do të vijojmë të punojmë për të përmbushur detyrimet për integrimin në Bashkimin Evropian”. /aktiv