Arti performues merr frymë në Kosovë....

(Prishtinë, Maj, ’14) Arta Gashi, Artiste      

Takoni Arta Gashi! E prirur nga arti që nga fëmijëria, Arta, një gocë energjike nga Prishtina, i drejtohet aktrimit që në moshë të re. Për të kërkuar sfidimin krijues, ajo pastaj i drejtohet Londrës ku vazhdon studimet pasdiplomike dhe punon si artiste performuese për disa vite. Arta, tani sa vite gjindet në Prishtinë ku jeton dhe punon, pa lodhje dhe kërkesë për mirënjohje, në edukimin shoqërorë dhe kulturorë përmes artit performues.
                (Prishtinë, Shtator, ’12) Po, kënaqësia ime...   

Arti performues është thelbësisht i pakufizuar në shprehje. Ai mund të merr forma të ndryshme, njejtë sikurse që mund të zhvillohet edhe në vende të ndryshme. Megjithatë, rrënjësisht, arti performues vjen me disa përgjegjësi për artisti/en. Arta thotë që “arti performues ka përgjegjësinë e pasqyrimit të realitetit socio-ekonomik...”, me fjalë tjera, artistët performues (të cilët jo rrallë definohen gabimisht si artistë të rrugës!) kanë për obligim të shfrytëzojnë në mënyrë aktive shkathtësitë e tyre artistike për ngritjën e vetëdijës sociale.

 (SHKA, Prizren, Dhjetor, ’13) Memories of a Clown Performance – contact dance (Fiki Miftari majtas)

Këtu edhe mbase qëndron dallimi në mes të saj dhe shumë artistëve të tjerë në Prishtinë e më gjerë. Arta dallohet me punën e saj me fëmijë, posaqërisht me ata fëmijë dhe individ të tjerë që gjenden në situatë të pafavorshme. Me rezultate frymëzuese por me modesti tregimi, Arta rrefën për projekte te ndryshme humanitare të cilat i ka zbatuar kohëve të fundit. 

(Amsterdam, May, ’13) Akrobacione në park (Nikola Dojincevic, nën)

Ajo fillon me Seeds of Change, një projekt ku të rrinjtë u mësuan xhonglimi, një praktikë që vazhdon të ushtrohet nga këta individ. Gjithashtu, edhe projekti Hapi Sytë, një fushatë kundër dhunës për fëmijë, ishte nji projekt ku Arta gjeti një angazhim të thellë. Sidoqoftë, një aktivitet që ja vlen të përmendet, është bërja e koreografisë për një shfaqje për të rinjtë me aftësi në zhvillim, ku arriti të ndërlidh teatrin, monologun, vallëzimin dhe videon dhe ti fuqizon këta të rinjë përmes artit performues. 

(Teatri Kombtar, Prishtinë, Dhjetor, ’13) Shfaqja e të rinjëve me aftësi në zhvillim

E pyetur se cilat janë sfidat e një artisti performues në Kosovë ajo përmend disa. Mungesa e mjeteve financiare për aktivitete dhe kompenzimi adekuat janë shumë brengosëse për Artën, meqë kjo në një mënyre tregon sa ka rëndësi arti performues për shoqërinë. Si sfidë e rradhës ajo paraqet mungësën e bashkëpunimit në mes të artistëve në Kosovë. E fundit por jo më pak e rëndësishme, Arta rrëfen për realitetin e hidhur të instrumentalizimit politik të hapsirës artistike në Kosovë. Neutrale në qëndrimet e saja politike, ajo vazhdon të ndëshkohet në një mënyrë nga monopolet kulturore për apolitizmin e saj.

(Prishtinë, Maj, ’14) “Mungon bashkëpunimi në mes të artistëve në Kosovë” – Arta Gashi

Apeli i Artës: të respektohet artisti, duke filluar nga qetësia në sallën teatrale e deri tek mbështetja institucionale. Së dyti, edukimi i gjeneratave të reja duke filluar që nga mosha më e re. Pa rini nuk ka ardhmëri! 

(DokuFest, Prizren, Korrik, ’13) “Puna me fëmijë është shumë specifike, strategjike dhe pedagogjike.” – Arta Gashi



Xhevdet Gegollaj, Prishtinë



Imazhi i Gamerave të Kosovës

Si gamerkë nën hijen e minoritetit të gjinisë femërore të involvuara në industrinë e lojërave… në Kosovë nuk është e pazakontë e as e çuditshme të ndjehesh si Waldo. Të gjithë duket se janë në kërkim tëndin – qoftë meshkujt që të të “martojnë”, ose femrat tjera që të “vërtetojnë që nuk janë të vetmet” – mëqenëse të rrallë janë ata që besojnë në një fenomen të tillë. Në një komunitet ku të jesh i pazakontë shkon paralel me nivelin e mbrapshtisë së individit në fjalë… rinisë tonë nuk u mbetet zgjidhje tjetër përpos mbyllja në vetvete dhe përjashtimi i dëshirave personale që nuk janë në përputhje me standardet e shoqërisë. Lojërat si koncept gjithmonë kanë synuar të thejnë standardet. Ato të bëjnë njeri tjetër; të japin emër, prapavijë, nxitin mendime e ndjenja, pasion, dashuri, virtyte – të prezentojnë një botë tjetër të cilën e bëjnë gjithmonë e më të manipulueshme, e në jetën e përditshme njerëzit gjithnjë e më shumë humbin kontrollin. Lojërat kanë guxim të trajtojnë tema kontroversiale – duke të bërë TY pjesë të një bote kontroversiale. Ato kanë guxim të testojnë durimin e reziliencën tonë; lojërat JANË guxim i mishëruar, tentimi në një realitet të imagjinuar dhe trajtimi i tij pikërisht prej perspektivës së parë (ose të tretë). Tërheqja ynë natyrale rreth eksperiencave të tilla nuk është fare e habitshme ose e papjekur – loja ka qenë pjesë e jetës tonë qysh në kohërat e njerëzve të parë: gjuetia! Çka me të vërtetë është për t’u mallkuar është aftësia e shoqërisë tonë të mbysin dhe moralisht dënojnë dëshira ose aspirata në lidhje me to. Personalisht, kur për herë të parë (dikund rreth vitit 2000) hyra fshehtas në dhomën e vëllaut për të ndezur PC-në e tij dhe ndeza lojën e parë në jetën time (Hitman Codename 47), ajo u bë imazh i përjetshëm në mendjen time. Imagjinata nuk kishte më të ndalur – isha e bindur që gjithçka ishte e mundur – e nga aty e pashë që kisha ku t’e derdhja dhe kultivoja. Shpikja lojëra në mendjen time dhe gjeja shoqëri që t’i luaja me ta… derisa u rrita, e obligimet më erdhen si me postë. Lojërat u shuan, jeta vazhdoj e imagjinata ngeci. Derisa ktheva vëmendjen tek pasioni i humbur.
Our little corner...

Një ditë në Kinema

Për të treguar një ditë tuajen në kinema se pari duhet të dini se cfar është Filmi?



FILMI…


Filmi, ndryshe nga artet e tjera, është kombinim i të gjitha formave tjera të artit në një;
letërsisë, arteve vizuele, arteve performuese, muzikës - gjithcka përzihet dhe kombinohet
në filmë.
Filmi na lejon neve që të hulumtojmë kompleksitetet e situatave njerëzore. Filmat
e mirë duhet të kombinojnë emocione dhe ndjenja të shumta në të njëjtën kohë, dhe
përgjithësisht parashtrojnë një apo më shumë qështje dhe tematika, një film i mirë zakonisht nuk jep përgjigje, por të lë të vendosësh vetë dhe të gjesh përgjigjen.
Ne i përdorim filmat për të mësuar historinë, për ta shpjeguar shkencën, për t'i jetësuar
veprat e mëdha letrare.

Premier në kineman ABC (data)

Në kineman ABC  do të keni mundesi të shikoni në 3D Premierën e filmin më të ri botëror.

The Amazing Spider Man 2

The Amazing Spider Man 2

Premier në kineman ABC (22 Maj 2014)

Në kineman ABC  do të keni mundesi të shikoni në 3D Premierën e filmin më të ri botëror

X-MEN: “Days of Future Past” 3D


 X-MEN: Days of Future Past

Thyhet krejtësisht mbrojtja e iPhone

New York - Kompania ruse ElemSoft, e specializuar për forenzikë kompjuterike, ka bërë të ditur se ka zhvilluar veglën e cila policisë dhe agjencive qeveritare do t’i mundësojë qasje më të shpejtë në fajll sistemin e kriptuar në Apple iPhone.
Qasja në fajll sistemin e iPhone nuk është punë e lehtë pasi që shfrytëzohet kriptimi harduerik i bazuar në standardin AES-256. Mbrojtje të tillë shfrytëzojnë iPhone 3GS dhe 4, iPad dhe gjenerata e fundit e iPod Touch, ndërsa me të mbrohen shumica e të dhënave në aparatin e shfrytëzuesit, përfshirë edhe porositë SMS, posta elektronike, të dhënat për thirrjet, historia e surfimit nëpër Internet, passwordet, fotografitë dhe përmbajtje tjera të ndryshme.
Për thyerjen e mbrojtjes nevojitet qasje fizike në aparat, ndërsa i tërë procesi zgjat rreth 20 minuta. Pasi që mbrojtja AES-256 praktikisht është e pamundur të thyhet me “brute force” për gjetjen e çelësit shfrytëzohet sulmi në nivel harduerik, gjegjësisht ElemSoft me veglën e vet për nuk “sulmon” të dhënat, por çipin i cili i shifron. Të dhënat e shifruara me çelësin i cili ndahet nga shifra prej katër shenjave e cila shfrytëzohet për qasje në pajisjet e bazuara në iOS 4, që do të thotë që ka vetëm rreth 10.000 çelësa të mundshëm për shifrim. Prandaj ElemSoft shfrytëzon vetë çipin për të sulmuar të dhënat me “brute force” dhe për të gjetur çelësin adekuat.
Në ElemSoft theksojnë që nëse është në disponim dhe lidhje instalimi i iTunes në kompjuter, atëherë përmes çelësit (escrow key) të ruajtur në fajllat e iTunes të dhënave mund t’u qasen praktikisht menjëherë.
Pasi që me ndihmën e veglës së ElemSoft mund të arrihet praktikisht deri tek të gjitha të dhënat në iPhone, kjo kompani është shumë e kujdesshme në kuptim të planeve komerciale. Kështu tani për tani e ofrojnë vetëm për policinë, shërbimet e sigurisë dhe organizatat tjera qeveritare.

FSK-në s’e lë KFOR-i të marrë kompetenca policore

Prishtinë, 3 qershor – Ministri i FSK-së, Agim Çeku, ka vendosur që të heshtë rreth projektmemorandumit të ministrisë së tij dhe asaj të Punëve të Brendshme, e cila do të mundësonte përdorimin e Forcës së Sigurisë për t`i kontrolluar turmat dhe protestat e mundshme. 
Gazeta ka provuar gjatë gjithë ditës që të bjerë në kontakt me ministrin, por janë përgjigjur këshilltarët e tij, të cilët nuk janë prezantuar dhe kanë thënë se “ministri nuk është i gatshëm të flasë për projektmemorandumin”. 

Çeku këshillon EULEX-in të angazhohet në veri, ku lulëzon krimi

Podgoricë, 3 qershor  - Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, në intervistën TV "Vijesti" të Podgoricës, të cilën e transmeton QIK-u, ka kritikuar efektin e EULEX-it, duke i bërë thirrje që të angazhohet më shumë në veri të Kosovës, siç tha, "në tokën e askujt, ku lulëzon krimi i organizuar".
Sipas Çekut, misioni BE-së "nuk ka dhënë rezultate të pritura", sepse për tri vjet "askush nuk është arrestuar" për krim të organizuar dhe korrupsion.

Serbisë i duhet shpejt ndonjë marrëveshje me Kosovën

Bruksel, 3 qershor – Brenda dy javësh priten edhe rezultatet e para konkrete të dialogut mes Serbisë dhe Kosovës që tash e sa muaj zhvillohen në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Diplomatët në BE-së pohojnë se kjo do të ndodhë pikërisht tash, sepse Serbia ka nevojë për të dëshmuar se është duke u sjellë në mënyrë konstruktive në dialog, në mënyrë që opinioni i Komisionit Evropian të jetë tërësisht pozitiv më 12 tetor dhe deri në fund të vitit Serbia të marrë jo vetëm statusin e kandidatit, por menjëherë edhe datën për nisjen e negociatave.

LG prezanton kompjuter all-in-one 3D


LG në “Computex” ka prezantuar kompjuterin all-in-one V300 i dedikuar më së shumti për adhuruesit multimedialë, pasi vjen me ekran 23 inç Full HD i ndjeshëm në prekje, me ndriçim të pasmë LED.
Po ashtu, ekrani mbështet edhe shfaqjen 3D dhe për kënaqësi në foto në tre dimensione, nevojiten syze shtesë, çka me këtë kompjuter vijnë dy palë. Pasi bëhet fjalë për ekran të ndjeshëm në prekje, LG në të ka të instaluar softuerin i cili është i përshtatur me një navigacion të tillë.

Si të mbroheni nga celularët e dëmshëm?


Edhe pse rreth kësaj çështjeje supozohet tashmë disa vite, tani edhe zyrtarisht është konfirmuar, pra, se rrezatimi nga celularët vërtet mund të shkaktojë kancer. Organizata ndërkombëtare WHO, kështu celularët i ka renditur në rangun e plumbit, kloroformit dhe gazrave nga motori.
Vendimin zyrtar të këtij vërtetimi e ka sjellë një ekip prej 31 shkencëtarëve nga 14 vende të botës, pasi në detaje kanë ekzaminuar studimet për sigurinë e celularëve. Dhe gjykimi i tyre është se celularët paraqesin rrezik potencial për njerëzit.
Për këtë arsye, ekspertët dhe prodhuesit e celularëve këshillojnë që këto pajisje t’i mbani larg së paku 25 centimetra nga trupi juaj.

Chrome OS vetëm për laptopë


Në konferencën e mbajtur në panairin “Computex” në Tajvan, Sundar Pichai nga Google ka folur për sistemin operues Chrome OS dhe është përgjigjur në pyetjet rreth përdorimit të tyre eventual në tablo.
Në të vërtetë, zyrtarët e Google-s kohë më parë kanë deklaruar se po testojnë Chrome OS në forma të ndryshme të harduerëve, por tani Pichai e ka vërtetuar se ky sistem operues do të dedikohet vetëm për laptopë, pra se në këtë kompani mbesin pas qëndrimit të vjetër se sistemi operues Android do t’u dedikohet vetëm pajisjeve me ekran të ndjeshëm në prekje, ndërsa Chrome në pajisjet që kanë tastierë.
Po ashtu, ai ka shtuar se nuk ka plane për lidhjen e këtyre sistemeve operuese në të ardhmen e afërt.

Injorimi i humbjeve të asistencës financiare, rrezik enorm


Instituti Riinvest në Prishtinë ka shprehur shqetësim për qëndrueshmërinë financiare dhe perspektivën ekonomike të Kosovës, pas deklaratës së Fondit Monetar Ndërkombëtar për ridizajnimin e marrëdhënieve me Kosovën.
Nëpërmjet një komunikate për media, instituti Riinvest thotë se humbja e asistencës financiare për vitin 2011, “do të krijoj nevojën e financimit të deficitit nga bilanci bankar i mbledhur nëpër vite, duke e bërë kështu Kosovën vend jolikuid në përmbushjen e obligimeve financiare në periudhën afatmesme”.

Opozita, Thaçit: Mblidhi shokët e jep dorëheqje


Në përmbyllje të 100-ditëshit të parë të punës, Qeveria e Kosovës është përballur me kërkesën e deputetëve opozitarë për dorëheqje. Pasi që kanë vlerësuar se nuk ka pasur asnjë punë, asnjë zhvillim, vetëm degradim të qeverisjes dhe kulturës së punës, deputetët e opozitës në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës të premten kanë kërkuar nga kryeministri dhe nga kabineti qeveritar që të japin dorëheqje dhe të lëshojnë rrugën për një qeverisje më të mirë.

Iniesta: Nuk ka probleme Real-Barca


Ylli i Barcelonës, Andres Iniesta ka hedhur poshtë të gjithë zërat se ka mosmarrëveshje ndërmjet lojtarëve spanjollë në përfaqësuese duke aluduar në ata të Real Madridit dhe Barcelonës.
Kampioni botëror do të luajë ndeshjes e parë miqësore me SHBA-të të shtunën që prej El Classiocs ndërmjet Barcës dhe Reali ku ekseset nuk kishin munguar.
“Nuk ka kurrfarë problemi ndërmjet futbollistëve tanë. Ne jemi me përfaqësuesen tani dhe të gjithë i kemi objektivat e njëjta këtu. Disa gjëra të këqija kanë ndodhur por çdokush duhet të veprojë në bazë të asaj se çfarë është më e mira për të”, tha Iniesta.

Mlladiq: Jam shumë i sëmurë!


Ish-gjenerali serbo-boshnjak, Ratko Mlladiq, ka dale të premten për herë të parë përballë Gjykatës së Hagës. Në paraqitjen e tij të parë, Mlladiq tha se është “njeri shumë i sëmurë” dhe ka refuzuar të deklarohet lidhur me “akuzat e papranueshme”, për akuzat për gjenocid, për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit.
Gjyqtari kryesues, Alfons Ori, e ka caktuar datën e re për deklarim për fajësinë më 4 korrik.

Kryeqyteti me shumë gropa!


Vit për vit janë duke u rregulluar rrugë në kryeqytet, por në to shumë shpejt po “mbijnë” gropat. Qytetarët fajësojnë kompanitë të cilat po e shtrojnë shtresën e asfaltit sa për sy e faqe. Njazi Selimi, i cili banon në rrugën “Xhavit Ahmeti”, ankohet se kjo rrugë nuk ka shumë kohë që është rregulluar, por nga gropat e shumta është bërë gati e pakalueshme.

Sekiraqa arratiset nga Irlanda?


Dyshohet se një nga personat më të kërkuar nga drejtësia kosovare, Enver Sekiraqa, sërish është në arrati. Deri më tash ishte njoftuar për mundësinë e identifikimit të tij nga policia irlandeze dhe se i njëjti ndodhej në arrest shtëpiak.
Kjo kishte bërë që Ministria e Drejtësisë së Kosovës, menjëherë të nis drejt Irlandës dosjen e tij me anë të së cilës kërkohet që ky person të ekstradohet. Derisa kjo kërkesë u është dorëzuar autoriteteve irlandeze në fund të vitit të kaluar, në Prishtinë, së paku publikisht, nuk është pranuar asnjëherë se ata kanë marrë përgjigje zyrtare.
Por ndërkohë, burime të Expressit në Prishtinë, tregojnë se i shumëkërkuari Enver Sekiraqa, tashmë ndodhet sërish në arrati. Pa qenë në gjendje të japin detaje të mënyrës së arratisjes së këtij personi i cili akuzohet për vepra të rënda penale, burime të gazetës tregojnë se Sekiraqa është arratisur sërish.

Të provosh rrobat pa i veshur (VIDEO)

Shumica prej nesh e kanë bezdi të provojnë rrobat, kur duan të blejnë diçka dhe për këtë arsye, një shoqëri në Moskë ka menduar një ide origjinale, duke krijuar një dhomë virtuale, kur rrobat që do të blini mund t’i provoni me ndihmën e kompjuterit. 

Shet veshkën për të blerë një iPad2!

Një i ri në Kinë ka nxitur zemërim në mbarë vendin pasi ka shitur veshkën e tij për blerë një iPad2. Xiao Zheng, 17vjeçar, nuk ishte në gjendje të përballonte çmimin e një prej kompjuterave tabletë të cilat shihen si një simbol pasurie në vendin lindor.